Ai tha se “Abeja”, siç është njohur Berisha nga bashkëluftëtarët e tij, për armikun ka qenë vetë makthi.
“Ata që e kanë njohur dhe kanë luftuar krah tij – kanë thënë se vlen sa 1 mijë ushtarë. Ndërkaq, për armikun, ai ishte vetë makthi”.
“Bekim Berisha – Abeja, është një nga shqiptarët e rrallë që nuk humbi asnjë mundësi për të luftuar kundër regjimit gjenocidal serb. Në Kroaci, Bosnje e Kosovë – ai ka vetëm një emër dhe një epitet: Hero”, tha Memli Krasniqi.