Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën dhe ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave që u bënë pas një deklarimi të Daut Haradinajt në lidhje me vëllanë e tij, Ramushin, nëse drejtësia e Francës vendos ekstradimin e tij në Serbi.
Krasniqi e quan skandaloze deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për reagimin ndaj deklaratës së Daut Haradinajt dhe me këtë rast ia rikujton atij dhe të tjerëve se Beogradi është ai që kërcënon shqiptarët.
“E them më keqardhje, për shumë arsyeje, deklarata më skandaloze është deklarata e Hashim Thaçit, i cili njëherit e mban edhe postin e njeriut të parë të Kosovës. Athua, ky njeri nuk është duke e parë se nga po vijnë kërcënimet? Unë nuk mund të besoj që ky njeri nuk e dinë se nga vijnë kërcënimet ndaj çdo qytetari në Kosovë edhe ndaj serbëve”, ka shkruar Krasniqi.
Krasiniqi më tutje ka shtuar se serbet në përgjithësi dhe as në Kosovë nuk është duke i kërcënuar askush por të kërcënuar janë qytetarët e Kosovës.
“Askush në Kosovë nuk është duke i kërcënuar as serbët në përgjithësi e as serbët e Kosovës në veçanti, përkundrazi, të kërcënuar janë qytetarët e Kosovës pa dallim dhe stabiliteti në rajonin tonë. Historia na mëson se sa herë është rrezikuar njëri nacionalitet është rrezikuar dhe tjetri”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com