Insajderi
Lajme

Krasniqi: Byroja për konfiskimin e pasurisë po përdoret për përndjekje politike dhe kapje të shtetit

Insajderi
14 April 2026 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Byroja për konfiskimin e pasurisë po përdoret për përndjekje politike dhe kapje të shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrezarta Krasniqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi tha se kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë.

“Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit”, shkruajti ajo.

Tutje ish-deputetja tha se kjo nuk është reformë, por është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.

Byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjejes politike dhe kapjes së shtetit. Kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë. Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit.Pra, kjo nuk është reformë. Është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark