Insajderi
Lajme

Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete

Insajderi
28 September 2026 - 15:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i Jakup Krasniqit, deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së miratuar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

Krasniqi e ka cilësuar deklaratën si një nismë të mirë, por ka thënë se pa miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, nuk është ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës e ka votuar sot deklaratën për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me 99 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër kjo deklaratë ka kaluar.

Deklarata u përpilua nga të gjitha grupet parlamentare, ku ndër të tjera u bë thirrje që Dhomat e Specializuara të veprojë brenda mandatit të saj. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark