Krasniqi drekon me Presidentin Begaj në Prizrenin e Shaqir Totajt – Insajderi
×
Insajderi

Krasniqi drekon me Presidentin Begaj në Prizrenin e Shaqir Totajt

Insajderi
16 August 2022 - 18:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka drekuar sot në Prizren me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë të parë zyrtare në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi në Facebook, ku njoftoi se prezentë ishte edhe delegacioni i Begajt, të mirëpritur nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

E pranishme ishte edhe nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Jemi një! ”, shkroi Krasniqi në Facebook./Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark