Insajderi
Zgjedhjet 2026

Krasniqi e Totaj me lajmin e madh: Teleferiku për Prizrenin po vjen, procedurat kanë përfunduar

Insajderi
18 September 2025 - 22:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi e Totaj me lajmin e madh: Teleferiku për Prizrenin po vjen, procedurat kanë përfunduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se vizioni për një Prizren modern dhe në zhvillim të vazhdueshëm po gjen përkrahje të madhe në çdo takim me qytetarët.

“Së bashku me kryetarin Memli Krasniqi, takuam qytetarët dhe strukturat e disa nëndegëve për të shpalosur projektet e Prizrenit modern në mandatin e dytë. Do të punojmë dyfish më shumë për Prizrenin”, u shpreh Totaj.

Ai shtoi se investimet e reja dhe projektet konkrete do të jenë fokusi kryesor në katër vitet e ardhshme, duke e bërë Prizrenin shembull të zhvillimit dhe të bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet vendore.

Njëri nga projektet e mëdha, sipas Totaj, është Teleferiku për Prizrenin ku janë përfunduar procedurat dhe së shpejti nis implementimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark