Krasniqi fton qytetarët për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi fton qytetarët për protestën kundër Speciales: Të mos rishkruhet historia jonë

    Insajderi
    06 August 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar për bashkëngjitje në protestën e veteranëve kundër, siç thonë, padrejtësive të Gjykatës Speciale.

    Ai ka kërkuar që të mos rishkruhet historia dhe lufta e shqiptarëve për liri.

    Postimi i plotë:

    Nesër, më 7 gusht, në ora 17:00, mblidhemi të gjithë në sheshin “Skënderbeu” – në një protestë që nuk është thjesht reagim, por një akt ndërgjegjeje kombëtare.

    Le të jehojë zëri i secilit që nuk pranon që lufta për liri të njolloset, që historia jonë të rishkruhet padrejtësisht, e që drejtësia të kthehet në padrejtësi.

    Me çlirimtarët.

    Për drejtësi. Për Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark