Krasniqi godet rëndë Kurtin: Ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO’s më 1999 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi godet rëndë Kurtin: Ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO’s më 1999

    Insajderi
    03 November 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi tha se partia në pushtet ka qenë historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së Kosovës.

    “Albin Kurti dhe LVV-ja kanë qenë gjithmonë në anën e gabuar të historisë edhe kur e kanë pasur emrin KAN që i kanë pasur dy seli një në Beograd dhe një në Prishtinë dhe kur janë bërë parti politike dhe kur ka funksionuar Albin Kurti sikurse një atom i lirë”, tha Krasniqi.

    Ai ia ka përrmendur Kurtit edhe qëndrimet e tij ndaj bombardimeve të NATO-s më 1999  në Kosovë..

    “Kurti ka qenë kundër marrëveshjes se Ahtisarit dhe kishte thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhej shtet, duke nxjerrë njerëz në rrugë të cilët kanë humbur jetën në demonstratat e organizuar nga ai”, ka theksuar Krasniqi.

    Më tej, ai ka treguar se Kurti ishte kundër çdo marrëveshje ndërkombëtare të cilat sipas tij i kanë dhënë perspektivë Kosovës.

    Sipas Krasniqit, Kurti kishte qenë kundër idesë së Kosovës.

    “Kurti është i njëjti njeri që ka thënë Kosova s’do të ketë kurrë ushtri. Ky është i njëjti njeri që i ka sulmuar në mënyrë më brutale institucionet e Kosovës, me mollotov e gazllotësjellës dhe Policinë e Kosovës”, ka thënë ai në Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark