Krasniqi i PDK-së: Nëse Limaj bashkëpunon me Kurtin, s’mund ta votojmë për kryetar Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi i PDK-së: Nëse Limaj bashkëpunon me Kurtin, s’mund ta votojmë për kryetar Kuvendi

    Insajderi
    17 April 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka lënë të kuptohet qartë se partia që ai udhëheq nuk do të mbështesë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, nëse ky i fundit zgjedh të bashkëpunojë me Albin Kurtin, shkruan Insajderi.

    Krasniqi tha se nuk i takon PDK-së të gjykojë partitë tjera për vendimet që marrin.

    “Fatmir Limaj duhet me vendos vet për të ardhmen e tij politike. Nëse ka ardhmëri politike me Albin Kurtin, atëherë normal që nuk mundet me marrë mbështetje prej nesh. Nuk është ndonjë nder i madh me të propozu Albin Kurti,” tha Krasniqi në emisionin Pressing në T7.

    Kreu i PDK-së u shpreh i bindur se Kurti nuk do të arrijë të formojë Qeverinë, duke shtuar se Limaj duhet të jetë i kujdesshëm para se të bëjë ndonjë marrëveshje.

    “Unë i kam thënë edhe në takim: neve s’na takon me i gjyku partitë e tjera, por është mirë të mos ngutet. Kushtetuta parasheh edhe një mundësi tjetër për formimin e Qeverisë – le të presim,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark