Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime pas sulmit në Stamboll, ku ka edhe të vdekur.
Krasniqi sulmin e ka cilësuar si akt terrorist duke kërkuar që fajtorët të gjenden e të dalin para drejtësisë.
“Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk”.
“Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.