×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi ironizon me Kurtin: Në Facebook po bëhesh pulë e në Twitter skifter

    Insajderi
    09 February 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri Kurti po i fsheh qëndrimet e tij.

    Krasniqi ironizoi me Kurtin duke thënë se se në Twitter po bëhet pulë, ndërsa në Facebook skifter duke aluduar që në rrjetin social twitter i drejtohet opinionit ndërkombëtar ndërsa në facebook atij vendës.

    “Ti je mësu tjetër sen me fol këtu, tjetër sen me fol atje, e tjetër sen ju thu atyre. Qëndrimin tim dhe të PDK-së e keni publik, këtu të shprehur pasi që ua kemi thënë në Uashington e në Bruksel e që ua kam përsëritur javën e kaluar në atë qytetin ku ti ke harruar edhe qysh i bien me shku, se nuk të thirr askush, as ty, as këtë qeverinë tënde”, theksoi Krasniqi.

    Ai tha se Kurti po e fsheh një të vërtetë të madhe, atë të degradimit të procesit të dialogut nga njohja e ndërsjellë te Asociacioni. “Para tri katër vitesh kemi folur për njohje të ndërsjellë, kemi folur për anëtarësim në OKB, kemi folur për marrëveshje finale, ligjërisht e ndërkombëtarisht obligative. E sot për çka jeni duke fol? Për marrëveshje bazike dhe për disa lëvizje përpara”, shtoi Krasniqi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark