×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Kosova drejt rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

    Insajderi
    09 May 2023 - 10:58

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në diten e Evropës ka thënë se pas shumë përpjekjeve dhe vonesave të panevojshme Kosova ka hyrë në rrugën pakthim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Tutje Krasniqi ka thënë se shqiptarët e Kosovës e kanë dëshmuar për dekada se janë vlerë e shtuar dhe aset tejet i rendësishëm me kontributin e tyre të shquar në të gjithë shtetet e Evropës ku jetojnë dhe punojnë.

    “Vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës – janë shenja të përafrimit tonë, por, mbi të gjitha, edhe përmbushje e premtimeve të kahmotshme që Bashkimi Evropian i kishte dhënë Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

    Ky vit sipas Krasniqit shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në.

    “Prandaj, para se gjithash, ky vit i cili shënon një pikë kthese për Kosovën dhe BE-në, uroj që të  konkretizohet sa më parë me marrjen e statusit kandidat dhe më pas anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”, ka shkruar Krasniqi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark