Insajderi
Lajme

Riza Krasniqi propozon financim të plotë për studentët tonë në 100 universitetet më të mira të botës

Insajderi
03 June 2026 - 23:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Riza Krasniqi propozon financim të plotë për studentët tonë në 100 universitetet më të mira të botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK-së për deputet, Riza Krasniqi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar arsyen pse është bashkuar në këtë parti, duke thënë se është e vetmja që i besohet.

Krasniqi u shpreh se Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai gjithashtu deklaroi se fitorja e kësaj partie do të ishtë zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe për fëmijët e këtij vendi.

“Besoj që është e vetmja që e ka ekipin më të mirë dhe e vetmja që i besohet. Historikisht me marrë, jam i bindur që Kosova më së miri i ka pasur punët kur është udhëhequr prej Lidhjes Demokratike. Për Kosovën do të jetë më së miri dhe për fëmijët që të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark