Insajderi
Lajme

Krasniqi: Marshin e kaluar u bashkuan 100 mijë qytetarë, më 17 shkurt do të dalim edhe më shumë

Insajderi
15 February 2026 - 17:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi: Marshin e kaluar u bashkuan 100 mijë qytetarë, më 17 shkurt do të dalim edhe më shumë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se gjykimi në Hagë është çështje e dinjitetit kombëtar dhe shtetëror.

Krasniqi këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’ në prag të marshit paqësor të “Liria Ka Emër” në nderim të ish-krerëve të UÇK’së që gjenden në Hagë tash e pesë vite, shkruan Insajderi.

“Marshi i kaluar në Prishtinë dëshmoi fuqinë e përbashkimit, kur rreth 100 mijë qytetarë u bashkuan në thirrjen për drejtësi. Të martën, më 17 shkurt, në një moment vendimtar për vendin dhe në fazën finale të procesit në Hagë, do të dalim edhe më shumë”, ka deklaruar Krasniqi.

“Sepse, kjo nuk është çështje e një individi, e një partie apo e një grupi të caktuar, por çështje e dinjitetit kombëtar e shtetëror, e së vërtetës historike dhe e të drejtës së patjetërsueshme për një gjykim të drejtë e të paanshëm. Thirrja jonë mbetet e qartë dhe e pandryshuar: Drejtësi, jo politikë! Liri për çlirimtarët”, përmbyllet shkrimi i tij.

Më 17 shkurt (e martë) pritet të mbahet një marsh protestues nga ora 14:00 në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë, në nderim të ish-krerëve të UÇK’së, gjykimi për të cilët është në fazën e deklaratave përfundimtare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark