Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar edhe senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy.
Me senatorin Murphy thotë të ketë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë. Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën.
“Kënaqësi e veçantë që sot, në Washington DC, të ritakoj senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy, një mik të vendit tonë dhe anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan. Me senatorin Murphy diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë. Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën. Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me SHBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.