Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se mërgimtaren dhe origjinën e partisë përpara politikës, i ka lidhur kauza për liri.
Ai këto komente i ka bërë në një organizim në degën e PDK-së në Itali, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë”, thuhet në postimin e tij.
“Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vijon postimi. /Insajderi.org/