×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi mesazh ushtarëve: Jemi bashkë në këtë sfidë, Qeveria e do FSK-në vetëm për fotografi

    Insajderi
    12 October 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas letrës së publikuar nga Insajderi, në të cilën gjenerali Bashkim Jashari, ka shprehur shqetësim për ushqimin e ushtarëve.

    Krasniqi tha se Qeveria po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi.

    Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për t’a trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut“, tha ai.

    Ai i la edhe një porosi ushtarëve.

    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria. Për ushtarët tanë, të cilëve përmes keqmenaxhimit qeveritar po u cënohet morali dhe krenaria, kam vetëm një lutje: mos u dëshpëroni! Angazhimi juaj është boshti i shtetit tonë. Jemi bashkë në këtë sfidë“, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark