×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata që u bënë bashkë për Kosovën paqësore

    Insajderi
    01 May 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 33 vjetorin e ngjarjes më të madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit, ka shprehur mirënjohje për gjithë atë veprimtar, patriot e intelektualë që u bënë bashkë për Kosovën në këtë nismë.

    Sipas kreut të PDK-së kjo lëvizje popullore u bë kthesë për bashkim e unitet mbarëshqiptar.

    “Kjo lëvizje popullore në krye me profesorin dhe atdhetarin Anton Çetta u bë pikë kthese për bashkim e unitet mbarëshqiptar, duke i dhënë fund gjakmarrjes, vëllavrasjes dhe ngatërresave mes vete, për t’u mbledhur rreth një qëllimi më madhor e jetik, që ishte lufta për liri”.

    Në këtë tubim madhështor më 1 maj 1990 morën pjesë rreth gjysmë milion shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.

    Aksioni për pajtimin e familjeve shqiptare në hasmëri kishte nisur nga disa studentë të rajonit të Dukagjinit, ish-të burgosur politikë, më 2 shkurt 1990 në Lumëbardhë të Deçanit.

    Ky aksion u shndërrua në një lëvizje për pajtimin e gjaqeve dhe falë punës së madhe të veprimtarëve në krye me Anton Çettën kjo lëvizje gjithëpopullore arriti të pajtojë familje të cilat falen mbi një mijë gjaqe e ngatërresa ndër-shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark