Krasniqi: Në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë,  ne jemi të gatshëm ta krijojmë atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë,  ne jemi të gatshëm ta krijojmë atë

    Insajderi
    11 April 2025 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë arritur në Kuvendin e Kosovës për t’u regjistruar si deputetë.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë para gazetarëve se nuk kanë marrë ndonjë ftesë tani për tani për takim nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Ai ka thënë se janë vazhdimisht në bisedime me partitë tjera opozitare për formimin e qeverisë në rast se Vetëvendosje s’arrin ta formojë qeverinë si fituese e zgjedhjeve.

    Ai tutje ka thënë se në rast të dështimit potencial të VV-së për krijim të qeverisë,  janë të gatshëm ta krijojnë qeverinë.

    “Pas dështimit potencial të partisë së marrë me e themelu qeverinë e re, ne shumë shpejt besoj do të jemi të gatshëm me iu ofru qytetarëve dhe vendit një qeveri të re”, tha Krasniqi.

    I pyetur se a do ta votojë PDK-ja kandidatin për kryetar të Kuvendit që propozohet nga VV-ja, Krasniqi ka lënë të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë.

    “Nuk është nevoja me votu gjithsesi na sepse Kuvendi asnjëherë s’ka pas telashe për konstituim sa i përket kryetarit të Kuvendit. Më 15 na takon me u propozu kryetari i Kuvendit edhe me vazhdu. Pse me ja dhanë votat e PDK-së- pra edhe nëse ne se kemi votu kryetari është votu kshtu që janë bë 61 vota.Duhet pasur respektim të qytetarëve e të Kushtetutës”, tha ai para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark