×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krasniqi: Paramilitarët serbë nuk kursyen as fëmijët as të moshuarit për realizimin e gjenocidit

    Insajderi
    02 May 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një postim në Facebook tha se Masakra e Studimes krahas 400 masakrave të tjera, janë dëshmitë më të fuqishme mbi atë se kush ishte agresori e kush viktima gjatë luftës së vitit 1998/99.

    Krasniqi ka theksuar se asnjë nga kriminielët serbë nuk kanë dalur para drejtësisë.

    “Përkundër kësaj, edhe sot, 24 vite më pas, asnjë nga kriminelët serbë, ekzekutor apo urdhërdhënës, nuk ka dalë para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare për të dhënë përgjegjësi për krimet e kryera”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin e tij në Facebook.

    I pari i PDK’së shtoi se këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë.

    “Për familjet e viktimave, ne si qytetarë të Kosovës, për shtetin tonë – një gjë është e sigurtë: këto krime nuk do të vjetrohen asnjëherë dhe ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”.

    24 vite më parë, në Studime të Vushtrrisë nga policia dhe ushtria serbe u vranë dhe u masakruan 116 civilë të pafajshëm.

    Postimi i tij i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark