Krasniqi: Për tokat bujqësore nuk do të ketë më tatim në pronë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Për tokat bujqësore nuk do të ketë më tatim në pronë

    Insajderi
    04 May 2017 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi i është miratuar sot propozimi që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore.

    Lidhur me miratimin e këtij projektligji Krasniqi ka falënderuar kabinetin qeveritar.

    “Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar për miratimin e propozimit tim që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore. Pra, me Projektligjin e miratuar sot, fermerët nuk do të paguajnë tatim për tokat që i punojnë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

    Sipas Krasniqit kjo do të jetë një stimulim më shumë për të punuar tokën nga fermerët.

    Ky është mbi të gjitha një vlerësim për punën dhe mundin e fermerëve tanë dhe një stimulim më shumë për ta punuar tokën. Besojmë se edhe deputetet do ta japin përkrahjen e tyre për këtë Projektligj, ashtu siç e kemi miratuar sot në qeveri”, ka shkruar ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark