Krasniqi: Përndjekja politike e “Çelikut”, i jep më shumë integritet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Përndjekja politike e “Çelikut”, i jep më shumë integritet

    Insajderi
    30 October 2016 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se ndaj Fatmir Limajt ka nisur përndjekje politike.

    Ai ka thënë se ata që dje përgatiten dosje, sot heshtin apo shpifin pa fije turpi kudo që u jepet rasti.

    Postimi i plotë i Krasniqit

    PËRNDJEKJE NË VEND TË MIRËNJOHJES!

    Nuk e kam më asnjë dyshim dhe nuk me duhet asnjë argument tjetër, Fatmir Limaj është duke u përndjekur po aq sa është duke u përndjekur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë kombëtare?!

    Po ashtu nuk e kam asnjë dyshim: përndjeksitë janë gjithë soj e sorollopi i hafijeve te popullit tonë dhe gjithë lloji i profiterëve te vlerave te Luftës Çlirimtare. Të cilët, UÇK-në e patën për mburojë te përfitimeve personale te pas luftës, e sot Kosovën e kanë bërë mburojë, për mbrojtje personale.

    Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!

    Lavdi për veprën e madhe te tij. Vepër që ka nxitur të gjitha mëritë e armiqve te Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, kundër tij, pse jo edhe te ardhmes së Kosovës. Andaj trajtimi që po i bëhet Luftës Çlirimtare te UÇK-së, është veprim kriminal!

    Nëse shikohet nga perspektiva e sotme del se, Ai dhe Brigada e tij 121, ishin më te organizuarit për të luftuar për liri, hapësira e veprimit të tij u bërë strehë e ngrohtë, ishte sofër bujarie, ishte siguria më e duhur për Institucionet më vitale te UÇK-së si: Për Shtabin e Përgjithshëm dhe trupat e tij përcjellës, për Radion Kosova e Lirë, për Agjencinë e Lajmeve – Kosovapresse etj. Ishte strehë e siguri edhe për Zëdhënësin e UÇK-së, nga ku u përcollën për opinionin vendor e ndërkombëtar prononcimet e tij të shumta për qëllimet e Luftës Çlirimtare, për luftën e drejtë të popullit shqiptar! Ishte mburojë edhe për qindra mijë qytetarë te Kosovës! Ajo zonë ishte e tillë edhe për familjen time. Andaj Mirënjohja ime shkon për çdo ushtarë, për çdo qytetarë e familje të asaj hapësire gjeografike! Mirënjohja e jo përndjekja duhet të jetë edhe për Komandantin e asaj Brigade – Fatmir Limaj.

    Përndjekja e tij, nuk bëhet nga qytetarët e Kosovës, nuk bëhet nga njerëzit që e donin dhe e donë lirinë e shtetin e Kosovës, nga ata që e njihnin dhe e njohin vlerën e luftës çlirimtare, që i donin dhe i donë qytetarët e Kosovës dhe te ardhmen e tyre te lirë e të dinjitetshme, por nga armiqtë e sehergjinjtë, te cilët shtetit e se drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale, prisnin t’ua sillte dikush në pjatë. Ata që dje përgatiten dosje e sot heshtin si mumie apo shpifin pa fije turpi kudo qe u epet rasti! Çlirimtarët, kurrë mos qofshin kurrë nën lëkurën e këtyre djajve shpirtzinj!

    Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn – Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!

    Kështu mendoj për çdo çlirimtar e luftëtarë te UCK-së, që ka luftuar dhe ka qenë pjesë e saj deri më 21/22 qershor 1999!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark