Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimin e Kosovës në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi pret në takim ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për integrimin e Kosovës në BE

    Insajderi
    10 September 2024 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi mirëpriti ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    Krasniqi u shpreh se ambasadori Orav,  sjell me vete një përvojë të pasur prej mbi 30 vjetësh në diplomacinë evropiane dhe veçanërisht në Ballkan dhe se konsiderohet si një përforcim i vlefshëm për procesin integrues të Kosovës.

    Sipas njoftimit, në takimin e zhvilluar, Krasniqi dhe ambasadori Orav diskutuan çështje të rëndësishme dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së theksoi se integrimi euro-atlantik mbetet një prioritet kyç për Kosovën.

    Krasniqi riafirmoi përkushtimin e plotë të PDK-së për të thelluar marrëdhëniet diplomatike dhe politike me BE-në, duke nënvizuar angazhimin për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark