×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi pritet ta propozojë Bedri Hamzën për kryeministër

    Insajderi
    27 March 2024 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

    Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve të Insajderit brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar.

    Aty pritet që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark