Krasniqi: Protesta e 1 shtatorit është thirrur njëanshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Protesta e 1 shtatorit është thirrur njëanshëm

    Insajderi
    25 August 2016 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës t’i thonë jo versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

    Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta ndërpresin esato-zogizmin për faljen e tokave shqiptare.

    Krasniqi ka deklaruar se çdo formë e presionit që mund të ushtrohet mbi deputetët është antiligjore dhe antikushtetuese.

    Sipas tij, është tepër e frikshme që kryetari i shtetit dhe kryeministri i kanë mbyllur sytë dhe veshët ndaj çfarëdo argumenti që është prezantuar nga ekspertët e pavarur për demarkacionin.

    Krasniqi ka folur edhe për protestën e 1 shtatorit, për të cilën thotë se është thirrur njëanshëm.

    Ai ka thënë se dalja nga kjo situatë do të ishte rishqyrtimi i kësaj çështjeje nga një komision i ri, i përbërë nga ekspertët e pavarur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark