×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Qeveria po u bën presion kryetarëve të rinj në veri që të ndërrohet vendi dhe data e betimit

    Insajderi
    23 May 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve në katër komunat veriore ka kritikuar qeverinë për neglizhencë të veprimeve.

    Kreu i PDK-së në RTV Dukagjini ka thënë se qeveria është dashur të krijojë kushtet dhe kontekstin që kryetarët të bëjnë betimin dhe jo t’iu bëj presion kandidatëve përmes ministrave të linjës që të ndërrohet vendi për ceremoninë e betimit.

    Sipas tij, nëse nuk ka kushte për ceremoninë e betimit të kryetarëve duhet të ketë komunikatë zyrtare nga qeveria dhe jo të ketë komunikime përmes ministrave.

    “Ka pasur presion nga qeveria dhe MAPL që të ndërrohet vendi dhe data. Nuk duhet të fshehën qeveria dhe ministrat, duhet të rekomandojnë një vend të caktuar dhe një orë ku të mbahet. Neve krejt çka na takon dhe gjithë ajo që kemi kërkuar me respekt dhe pa presion, kemi thënë të krijohet konteksti dhe kushtet që kryetarët të bëjnë betimin. Nuk e di kë duan ta mashtrojnë vetveten sepse neve nuk mund të na mashtrojnë.”, ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi thotë se mund të kemi një përshkallëzim të situatës politike në veri.

    “Gjithçka është e mundshme, nuk e përjashtoj mundësinë të kemi një përshkallëzim të situatës politike, nuk e përjashtoj mundësinë të ketë veprime të tjera, mendoj që krejt këto elemente do ta ndikojnë situatën e ardhshme”.

    Krasniqi ka thënë se sovranitet më pak në veri sesa tani ka pasur vetëm në kohën pas shpalljes së pavarësisë.

    Sipas tij, është absurde të thuhet se ka sovranitet në këtë kohë teksa ka theksuar se këtë e thotë vetëm Kurti dhe surrogatët e tij.

    “Sovranitet më pak se tash në veri ka pas më pak ndoshta vetëm pak pas shpalljes së pavarësisë. Nuk e di çka kupton me sovranitet Kurti dhe surrogatët e tij, kur nuk ka asnjë institucion atje? Janë rikthyer strukturat paralele atje, janë më të fuqishme se çdo herë, nëse ky është sovranitet është ndryshe qysh e sheh bota e ndryshe qysh e sheh Kurti, është absurde të thuhet një gjë e tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark