Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka quajtur mashtrues presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi.
“Është interesant sa shqiptarët e kanë për qejf mashtrimin dhe vetëmashtrimin. Shembujt më të mirë i këtij fenomeni janë Presidenti i vendit dhe Kryeprokurori i shtetit”, ka thënë ai.
Sipas ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Hashim Thaçi e Aleksandër Lumezi duan të zhvendosin vëmendjen nga problemet e shumta të ditës që e domonojnë Kosovën.
“S’do mend e gjithë kjo bëhet për te zhvendosur vëmendjen nga problemet e shumta te ditës që e domonojnë Kosovën tonë”, ka thënë ai.
Krasniqi ua ka rikujtuar kryeprokurorit dhe presidentit të Kosovës, se Gjykata Speciale do të merret vetëm me “të ashtuquajturat, krime të UÇK-së gjatë luftës, dhe jo me gjenocidin e ushtruar nga ushtria e policia serbe në Kosovë.” /Insajderi.com