Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur ta konfirmojë, por as ta mohojë informacionin se asambleisti i kësaj partie në kuvendin komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri, si pjesë e një grupi që shisnin ekstazi në plazhe.
Emri i Mujecit, që është edhe kandidati më i votuar i lëvizjes për asamblenë e Prishtinës, u përmend në një raport të televizionit Klan, nga Tirana.
Për këtë ka reaguar profesori universitar, Milazim Krasniqi ai ka thënë ironikisht se kjo mund të ketë qenë efekt parazgjedhor.
“Mund të ketë qenë efekt parazgjedhor ky farë disponimi. Ama këtij Mujecit, me sa u kuptua, nuk po i munguaka as efekti ekstazia. 11.300 njësi përnjëherë. Një tmerr. A ishte ky ndryshimi që proklamohej?!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.