Ministri i Tregtisë dhe Indusitrisë, Vesel Kransiqi, ka pritur në takim drejtuesit e Odës së Afaristëve të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim është biseduar për problemet e bizneseve në kohë pandemie, pakon e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbje ekonomike, problemet me Serbinë gjatë transportimit të mallrave si dhe vendimin për ndalimin e vajit të palmës.
“I njoftova që shumë prej kërkesave të tyre janë futur në kuadër të paketës për rimëkëmbje ekonomike e cila shumë shpejtë do të nisë së zbatuari”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.
“Sa i përket problemeve me transportin e mallrave nëpër Serbi, theksova se do të bëjë një reagim institucional për këtë çështje. Për vendimin e fundit që ndalon përkohësisht importin e vajit të palmës ju shpjegova në detaje se përse është marrë ky vendim i cili gjithsesi është i përkohshëm por ka për qëllim që t’i mbron bizneset dhe prodhuesit e përgjegjshëm”, ka përfunduar ai.