Krasniqi takon Hovenier: Zgjedhjet s’kanë alternativë, vendi s’duhet të ndëshkohet për shkak të një individi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi takon Hovenier: Zgjedhjet s’kanë alternativë, vendi s’duhet të ndëshkohet për shkak të një individi

    Insajderi
    20 July 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuan për situatën aktuale politike.

    Pas takimit me Hovenier, Krasniqi ka shkruar në Facebook se zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme.

    Ai tha se i ka thënë ambsadorit amerikan që Kosova nuk duhet të ndërshkohet për shkak të një individi.

    “Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, tha Krasniqi.

    I pari i PDK-së njoftoi se e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për “përkushtimin e jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve”.

    “Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark