×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi takon studentët e mjekësisë: E kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës

    Insajderi
    11 March 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është takuar me disa studentë të Fakultetit të Mjekësisë.

    Ai thotë se është shumë shqetësuese që shumica e të rinjve, sidomos studentët e mjekësisë kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj të ardhmen e tyre nuk po e shohin në vendin tonë.

    “Është shqetësuese që pjesa dërmuese e të rinjve tanë, e në veçanti studentët e programeve të mjekësisë, si dhe mjekët e rinj, po ndjekin rrugën e mërgimit, në mungesë të cilësisë në arsim, perspektivës, pagave dinjitoze, kushteve të mira dhe sigurisë në punë. Shumë prej tyre e kanë humbur besimin në institucionet e Kosovës, prandaj nuk po e shohin ndërtimin e së ardhmes së tyre në vend”.

    Ai ka theksuar se rinia e Kosovës duan garancë për një të ardhme të sigurtë, gjithashtu bënë thirrje për ta ndaluar emigrimin e tyre.

    “Duke qenë të indinjuar me brishtësinë e ekonomisë, sistemit arsimor dhe atij shëndetësor, si pasojë e keqqeverisjes, vajzat dhe djemtë e Kosovës duan një garancë për një të ardhme të sigurt këtu. Prandaj, është e domosdoshme të bëhemi bashkë dhe të veprojmë menjëherë për të ndalur emigrimin masiv të qytetarëve. PDK është e përkushtuar në këtë mision për ta rikthyer shpresën dhe besimin në Kosovë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark