
Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohet protestës së 14 majit të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kjo sepse sipas tij, protesta i ka kërkesat e njejëta sikur në kohën kur tri partitë opozitare kanë qenë të bashkuara.
“Kauzat nacionale ka edhe shumë probleme tjera për të protestuar. Një nga to janë keqpërdorimet me pronat shoqërore, me pronat komunale, tjetërsimi i pronave, mosfunksioni i ligjit, mosfunksionimi i shtetit të së drejtës, këto janë problemet për të cilat duhet të protestohet jo vetëm për kauzat nacionale”, ka thënë Krasniqi.
“Po ashtu kapja e shtetit është shumë e dëmshme, ku kemi edhe korrupsion dhe izolim dhe janë shenja ku kjo qeverisje duhet të dorëhiqet. Pushtetin nuk duam ta marrim me dhunë, por qytetari të vendosë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për gazetën Zëri.
Protesta e 14 majit është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Një protestë e thirrur nga tri partitë opozitare për 25 mars ishte anuluar vetëm një ditë para se të mbahej. Që nga ajo kohë, partië opozitare kanë shfaqur haptas carje mes tyre./Insajderi.com