Insajderi
Lajme

Krasniqi tregon për dy probleme të tjera nga vëzhgimi i zgjedhjeve

Insajderi
09 February 2025 - 13:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi tregon për dy probleme të tjera nga vëzhgimi i zgjedhjeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë dy probleme tjera nga vëzhgimi nga procesi zgjedhor që po mbahet në Kosovë.

Njëri problem sipas tij është ndarja e votuese në vendvotime sipas mbiemrit.

“Ndarja e votuesve në vendvotime sipas mbiemrit, kur mbiemrat me të njëjtën shkronjë janë shpërndarë në dy vendvotime të ndryshme, po shkakton pritje të panevojshme dhe po dekurajon votuesit që të presin përsëri në radhë”.

Kurse tjetri është përdorimi i telefonave nga votuesit për të parë listën e gjatë prej 10 emrash, që siç thotë ai “po shkakton reagime nga komisionerët, për shkak të dyshimeve për fotografim të fletëvotimit”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark