
Profesori, Milazim Krasniqi ka përkrahur kandidatin për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili duke thënë se ai është kryetar i denjt për të gjithë dhe reformator i vërtetë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se Urani është pjesë një filozofie të Harvardit: “është më i miri në të gjitha detyrat që ka ushtruar”.
Postimi i plotë:
Përkrahja ime për Uranin vërtet është personale dhe familjare. E njoh që nga fëmijëria. Gjithnjë ka qenë i mbarë, i edukuar, i mençëm, energjik dhe pozitiv. Tash është bërë burrë i pjekur, udhëheqës i vendosur dhe shembull suksesi. Jam i bindur se si kryetar i kryeqytetit tonë do të ishte kryetar i drejtë për të gjithë dhe reformator i vërtetë. Kushdo që e don një Prishtinë të rregulluar, të gjallë, e ka rastin të kontribuojë për një Prishtinë të atillë, duke e zgjedhur Uranin kryetar. Në Universitetin e Harvardit, ku ka studiuar Urani, e kam dëgjuar sekretin e filozofisë së atij universiteti: nuk ka lidhje se çfarë profesionesh ushtrojnë të diplomuarit e Harvardit, (mund të ndërrojnë profesionet) por me rëndësi është që kudo që të shkojnë e çfarëdo profesionesh që të ushtrojnë, të jenë më të mirët. Urani është pjesë e asaj filozofie të Harvardit: është më i miri në të gjitha detyrat që ka ushtruar.