Krasniqi viziton jugun e Mitrovicës: Çdo votë për Arianin, votë për vazhdimësi të mirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Krasniqi viziton jugun e Mitrovicës: Çdo votë për Arianin, votë për vazhdimësi të mirë

    Insajderi
    28 September 2025 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, pas takimeve me qytetarë në veri, ka vizituar edhe jugun e Mitrovicës.

    Ai në Shipol tha se çdo votë për Arian Tahirin, sipas tij, është një votë për vazhdimësi të mirë.

    “Pas Bedriut -Ariani: Shipoli sonte na dha energjinë e fitores! Me një mik dhe kryetar të dëshmuar si Bedri Hamza, sonte i dhamë mbështetjen e plotë një djali të përgatitur, guximtar e vizionar si Arian Tahiri. Ariani është shembulli i gjeneratës së re që i sjell politikës ndershmëri, energji dhe rezultate, duke e lidhur çdo hap me dashurinë për qytetin e tij”, tha Krasniqi.

    “Më 12 tetor, çdo votë për Arianin është votë për #MaMirë. Është votë për një Mitrovicë që nuk e duron arrogancën. Është votë për vazhdimësi të mirë, sepse pas Bedriut, vjen Ariani,” shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark