Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Klinës, ku me kandidatin e tyre në këtë komunë, Esat Rracin kanë takuar kandidatët për asamblenë komunale dhe kryetarët e nëndegëve.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se diskutuan për organizimin dhe mobilizimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim, për fitoren e 14 nëntorit dhe qeverisjen e Klinës në katër vitet e ardhshme.
“Është më se e dukshme që qytetarët e Klinës duan t’i japin fund keqqeverisjes në qytetin e tyre, ku është zbehur perspektiva për një jetë më të mirë dhe ku është ndalur zhvillimi. Qytetarët e Klinës duan një kryetar që nuk është burokrat, që ka vizion për ta transformuar Klinën në qytet modern, që ofron mundësi e vende pune për të gjithë.
Këtë ndryshim do ta sjellë kryetari Esat Raci, falë mobilizimit të jashtëzakonshëm e përkrahjes së madhe, kudo në Klinë, për rikthimin në këtë komunë të qeverisjes së përgjegjshme dhe zhvillimore”, thuhet në postimin e tij.