×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi viziton Lulzim Hetemin, zbulon vendimet që ka marrë kreu i Leposaviqit

    Insajderi
    16 June 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar sot në Leposaviq ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

    Krasniqi thotë se në këtë takim është njoftuar për vendimet e fundit të Hetemit, për emërimin e disa drejtorëve, duke dhënë dhe emrat.

    “ Në takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, diskutuam për zhvillimet në Komunë me ç’rast Kryetari më njoftoi për vendimet e fundit. Kryetari Hetemi, ka vazhduar me plotësimin e kabinetit të tij, si rrjedhojë ka emëruar drejtorë në drejtoritë përkatëse: Sretena Bojovic, Andjela Simic, Valton Peci dhe Arjeta Tahiri. Falënderoj Kryetarin Hetemi për përkushtimin e tij që të punojë së bashku me kabinetin e tij për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Elbert Kransiqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark