×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Aktuale

    ‘’Krejt dhe Shtrenjtë”, gjithçka çka ndodhi në protestën e sotme

    Insajderi
    29 January 2022 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përgatitjet e protestës së paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike filluan që prej orës 12 të mesditës kur aktivistët e Partisë Social Demokrate filluan t’i montonin zmadhuesit e zërit dhe mikrofonat, ndërkohë që policia e kishte rrethuar objektin e qeverisë, ndërkaq në gatishmëri ishin edhe pjesëtarët e Kforit dhe Njësisë Speciale, shkruan Insajderi

    Kur ora shënoi 14.00, protesta e qindra qytetarëve në krye  Dardan Molliqajn dhe drejtues tjerë të PSD-së startoi tek Sheshi Zahir Pajaziti, në drejtim të objektit të Qeverisë me brohoritje të shumta.

    Më të arritur tek Objekti i Qeverisë, protestuesit u afruan tek shkallët e hyrjes ku dhe u përballën me forcat policore, ku këta të fundit nuk lejonin hyrjen në objekt.

    Situata mori një kahje tjetër kur protestuesit filluan t’i rezistojnë organeve të rendit.

    Më pas, kryetari i PSD-së, iu drejtua policisë duke i kërkuar që ta lejojnë ta mbajë fjalimin në shkallet e hyrjes së Qeverisë.

    Pas mbajtjes së fjalimeve, protesta përfundoi me hedhjen e poçeve elektrik dhe qirinjve në xhamat e qeverisë më mënyrë simbolike./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark