Insajderi
Botë

Kremlini deklarohet pak para takimit Putin-Trumo: Nuk do të nënshkruhet dokument

Insajderi
14 August 2025 - 19:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kremlini deklarohet pak para takimit Putin-Trumo: Nuk do të nënshkruhet dokument
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kremlini ka lëshuar një deklaratë në prag të takimit të Vladimir Putinit me Donald Trumpin në Alaska.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax citon Kremlinin të ketë thënë se nuk ka plane për të nënshkruar ndonjë dokument në samitin e së premtes, shkruan Sky News.

Sipas Kremlinit, do të ishte një gabim i madh të parashikohej rezultati i negociatave të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së.

Më parë, Kremlini tha se programi për samitin ishte rënë dakord, me një takim kokë më kokë midis dy udhëheqësve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark