×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kremlini: Forcat e armatosura të Gjermanisë po diskutojnë plane për të nisur sulme në territorin e Rusisë

    Insajderi
    04 March 2024 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kremlini ka thënë se një regjistrim i supozuar i diskutimeve ushtarake gjermane ka treguar se forcat e armatosura të Gjermanisë kanë diskutuar planet për të nisur sulme në territorin rus.

    Të premten mediat ruse kanë publikuar një regjistrim 38 – minutësh të një thirrjeje në të cilën oficerët gjermanë u dëgjuan duke diskutuar armët për Ukrainën dhe një sulm të mundshëm nga Kivei në një urë në Krime, duke bërë që zyrtarët në Moskë të kërkojnë një shpjegim, raporton The Guardian.

    Të shtunën, Gjermania e quajti atë një akt të dukshëm përgjimi dhe tha se po hetonte.

    “Vetë regjistrimi thotë se brenda Bundesëehr-it, planet për të nisur sulme në territorin rus po diskutohen në mënyrë thelbësore dhe konkrete. Kjo nuk kërkon ndonjë interpretim ligjor. Gjithçka këtu është më se e qartë”, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

    “Këtu duhet të zbulojmë nëse Bundesëehr-i po e bën këtë me iniciativën e tij. Atëherë pyetja është: sa e kontrollueshme është Bundesëehr dhe sa e kontrollon Scholz situatën? Apo është pjesë e politikës së qeverisë gjermane?”, tha Peskov.

    “Të dy (skenarët) janë shumë të keq. Të dy edhe një herë theksojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të vendeve të perëndimit kolektiv në konfliktin rreth Ukrainës”.

    Gjermania është ndër vendet e NATO-s që i kanë furnizuar Ukrainës me armatime, duke përfshirë tanke.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark