×
  • Lajme
  • Lajme

    Kreu i inteligjencës, mandatar i qeverisë në Mal të Zi

    Insajderi
    10 November 2016 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Malit të Zi e ka emëruar kreun e inteligjencës si mandatar të qeverisë së ardhshme, që do të përpiqet ta krijojë qeverinë e re.

    Dushko Markoviq,është gjithashtu zëvendës kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet dhe një nga aleatët më të besueshëm të Milo Gjukanoviqit, ish-kryeministrit dhe liderit shumëvjeçar të partisë.

    Partia Demoratike e Socialistëve doli partia më e fuqishme në Mal të Zi me 81 vende në parlament, pas zgjedhjeve të 16 tetorit, por humbi shumicën.

    Ajo po kërkon aleancë me Social demokratët dhe me partitë e tjera që përfaqësojnë pakicat, që do t’i jepte asaj shumicën prej vetëm dy vendeve.

    Partitë kryesore opozitare kanë refuzuar që të zhvillojnë biseda me Gjukanoviqin, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe autoritarizëm gjatë 25 viteve të qeverisjes.

    Në një deklaratë për shtyp presidenti, Filip Vujanoviq, la të kuptohej se Markoviq “do të vazhdojë shumicën e politikave pro-perëndimore të Gjukanoviqit”, shkruan rel.

    Ai do të “jetë I përkushtuar për integrimet evropiane dhe zhvillimin ekonomik”, tha Vujanoviq.

    Mali i Zi shpreson që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së.

    Duke komentuar emërimin e Markoviqit, presidenti rus, Vladimir Putin tha se ai shpreson se Mali I Zi do të zbatojë një “politikë të balancuar të jashtme” dhe do të mbajë lidhjet me Moskën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark