Krimi në Rufc të Lipjanit, prokuroria jep detaje të reja për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krimi në Rufc të Lipjanit, prokuroria jep detaje të reja për Insajderin

    Insajderi
    15 August 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një skenë e tmerrshme krimi brenda familjes ndodhi me 28 korrik në Rufc të Lipjanit. Kryefamiljari dyshohet se privoi nga jeta gruan dhe djalin, e më pas edhe veten. Prokuroria ka konfirmuar se vrasja e dyfishtë dhe vetëvrasja u krye me armë zjarri, e cila më pas u sekuestrua.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se për këtë rast prokurori i rastit ka lëshuar disa autorizime dhe është në pritje të tyre.

    “Ju njoftojmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të kësaj çështjeje. Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime, për çka është në pritje të tyre, ndërkaq arma e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar me urdhër të njëjtit”, tha Ulaj në një përgjigje për Insajderin.

    VIDEO:

    Policia kishte deklaruar se në vendngjarje u gjetën tre trupa të pajetë, pasditën e 28 korrikut.

    Motivi mbetet akoma i panjohur.

    Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të prokurorit ishin dërguar në IML për obduksion.

    Për tragjedinë në Rufc të Lipjanit ishte deklaruar edhe kryeministri Kurti.

    Ai shprehej i trishtuar nga një ngjarje e tillë tragjike.

    “I trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit. Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave. Familjes Bekteshi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e madhe, sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.”

    Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, teksa i kishte shprehur ngushëllime familjes, kishte deklaruar:

    “Lajm i kobshëm për humbjen e jetës së tre qytetarëve tanë ka tronditur thellë qytetarët dhe opinionin e gjerë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark