Sipas një studimi britanik për rrjetet kriminale-terroriste, burgjet në Evropë janë kthyer në një bazë për formimin e grupeve xhihadiste.
Studimi i cili përmban 56 faqe, jep detaje se si grupi i Shtetit Islamik, ka rekrutuar persona me histori penale, raporton “France 24”.
“Ndonjëherë njerëzit me të kaluar të keqe, krijojnë të ardhme më të mirë”, thuhet një postim të një grupi militant islamik, baner i cili ishte postuar në rrjetin social “Facebook”.
“Duke pasur parasysh valën e fundit të arrestimeve, lidhur me terrorizëm, ne jemi të bindur se burgjet do të bëhen më shumë shkaktare, për zgjerimin e idesë të xhihadismit.”, ka thënë njëri nga autori i këtij studimi, Peter Neumann.