Insajderi
Sport

Kristjan Asllani mund të përfundojë në La Liga, Interi po negocion me klubin spanjoll

Insajderi
08 January 2026 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kristjan Asllani mund të përfundojë në La Liga, Interi po negocion me klubin spanjoll
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kristjan Asllani po kthehet te Interi pasi Torino po e vlerëson mbylljen e huazimit të tij në mënyrë të parakohshme, edhe pse ishte aktivizuar si titullar te ekipi “Granata”.

Kjo pasi klubi torinez nuk është bindur nga performanca e përfaqësuesit shqiptar dhe po mendon ta largojë nga ekipi qysh këtë muaj.

Nëse Torino e mbyllë marrëveshjen e huazimit, Asllani do të rikthehet te Interi, i cili e mban në pronësi kartonin e tij, shkruan “Tuttomercatoweb”.

Por, ka shumë mundësi që ai të mos qëndrojë në Serie A me “Nerazzurri” për shkak të mungesës së hapësirës në skuadër.

Interi pastaj do ta kërkojë një zgjidhje tjetër për të gjetur minutazh për mesfushorin kualitativ duke e huazuar sërish ose duke e shitur.

Sipas mediave italiane, Interi i ka nisur kontaktet me Gironën, e cila ka kërkuar informata nga Zikaltrit për lojtarin e tyre.

Interi e vlerëson 12 milionë euro kartonin e lojtari, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi i La Ligas do ta kërkojë lojtarin në formë huazimi apo ta blejë përfundimisht kartonin e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark