×
  • Lajme
  • Lajme

    Krivokapiq i përgjigjet Kurtit për kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi

    Insajderi
    13 July 2021 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në një koment për televizionin malazez RTCG mbi deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do të ketë zbatim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, në formën në të cilën u ratifikua në vitin 2018, deklaroi se marrëveshja është e vlefshme dhe se faktet dhe realiteti duhet të respektohen”.

    Krivokapiq ka theksuar se “kjo marrëveshje është e vlefshme dhe e detyrueshme për të dy palët”.

    “Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse prekni kufijtë, potencialisht është një konflikt. Dy grupe ekspertësh kanë konstatuar se kjo situatë është verifikuar ndërkombëtarisht, dhe unë nuk shoh arsye pse duhet ta ngremë këtë çështje”, ka thënë Krivokapiq.

    Të përkujtojmë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit ka deklaruar në Kuvend se do të përdorë të gjithë mekanizmat që i ka në dispozicion, në mënyrë që të korrigjojë gabimet fatale në demarkacionin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi, shkruan portali serb “VestiOnline”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark