“Kriza e çmimeve dhe inflacioni i lartë”, Shqipëria krahasohet me vendin që rrëzoi qeverinë me protesta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Kriza e çmimeve dhe inflacioni i lartë”, Shqipëria krahasohet me vendin që rrëzoi qeverinë me protesta

    Insajderi
    11 July 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Revista Forbes i ka dedikuar një artikull të veçantë protestës së madhe që po zhvillohet në Sri Lanka për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe pakënaqësisë së qytetarëve për politikat e ndjekura nga qeveria për menaxhimin e krizës ekonomike në vend.

    Prestigjiozja paralelizon  rastin e Sri Lankës me protestën e 7 korrikut që u zhvillua në vendin tonë nga opozita.

    Forbes krahason protestën e vendit tonë dhe asaj në Sri Lanka, ku qytetarët rrëzuan qeverinë, duke detyruar dorëheqjen e kryeministrit dhe presidentit të vendit.

    Shkak i protestës në të dyja vendet ishte pikërisht inflacioni i lartë, që ka rritur tej mase koston e jetesës së qytetarëve.

    “Mijëra shqiptarë marshuan në Tiranë javën e kaluar, duke kërkuar që qeveria të jepte dorëheqjen për shkak të korrupsionit dhe rritjes masive së çmimeve të konsumit. Media amerikane i referohet edhe rritjes së normës së interesit nga Banka e Shqipërisë në 1.25%, ndërsa inflacioni zyrtar për muaj qershor ishte 6.7%. E njëjta gjë si në Sri Lanka, ku inflacioni arriti në 54.6% për muajin qershor ndërsa Banka qendrore rriti normat e interesit në 15.5%”, shkruan Forbes.

    Ndër të tjera revista Forbes i referohet edhe protestave në Argjentinë, Kenia, Panama, Ganë, Holandë, Belgjikë, Itali dhe Kinë, ku njerëzit nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet e larta, koston e jetesës.

    Ndërsa shtron pyetjen, se a do të preket edhe SHBA si Sri Lanka edhe pse mbetet e fortë me të dhënat e punësimit që tregojnë një ekonomi të fortë? Media amerikane shkruan më tej se inflacioni i lartë mund të ushtrojë presion mbi buxhetet e familjeve dhe të çojë në protesta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark