×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kriza energjetike!

    Insajderi
    14 December 2021 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Driton Smakaj

    Në vitin 2017 e kam përkrahur publikisht projektin për Termocentralin “Kosova e Re” nga kompania amerikane.

    U patën çue në këmbë demagogët edhe krejt demagogjëvitët duke e quajtur atë projekt hajni e korrupsion. Nuk u ndalën demagogët derisa e bllokuan krejt. Kostoja 1.2 miliardë u dukej e tmerrshme veç me përmend.

    Sot Kosova po blen rrymë shumë më shtrenjtë nga ajo çka parashihej në atë projekt. Qeveria po blen rrymën shtrenjtë e po ua shet qytetarëve lirë. Kështu po thotë Qeveria!!! Së shpejti do të rriten çmimet e rrymës për qytetarët, plus do të shtohen edhe orët e territ edhe mungesa e nxemjes, sepse shumë i kanë nxemjet me rrymë.

    Qeveria e shpresës në pikë të dimrit u kërkon qytetarëve të rrinë në ftohtë, në terr edhe çmim në rritje të energjisë!

    Ndërsa sipas ekspertëve që marrin pak erë në projekte të energjisë, kostoja për të nderuar një Termocentral të ri modern, është rritur jashtëzakonisht në vitet e fundit. Nëse llogarisim edhe koston e financimit të projektit (sepse merr kohë me realizuar një projekt të tillë të madh) atëherë një korporatë e madhe që merret me energji, për të ndërtuar një Termocentral me qymyr për 600 MW energji, do të llogaritë një kosto rreth 2 miliardë $.

    Dmth realisht nëse demagogët tanë do të vendosnin sot të sjellin një korporatë të huaj për të ndërtuar një Termocentral të ri, do të kenë një kontratë mbi 2 miliardë për të negociuar. Një humbje totale rreth 800 milionë $ nga projekti i vitit 2017.

    Një humbje e tillë është korrupsion mbi korrupsion, është budallallëk mbi budallallëk, është humbje në shëndetin e qytetarëve, humbje në çdo aspekt për shkak të demagogjisë banale të një lufte të pa arsyeshme për një karrige të pushtetit.

    Është një thënie e famshme që thotë: “Shkolla vërtet kushton. Veç budallëku kushton trefish”!

    Shëndet demagogjisë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark