Kriza energjike në Kosovë- eksperti i sigurisë bën thirrje që Prokuroria të nis hetimet kundër KEDS-it turk - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kriza energjike në Kosovë- eksperti i sigurisë bën thirrje që Prokuroria të nis hetimet kundër KEDS-it turk

    Insajderi
    28 December 2024 - 20:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka reaguar në lidhje me mungesën e energjisë elektrike, me të cilën qytetarët e Kosovës janë duke u përballuar tash e sa ditë.

    Ai ka bërë thirrje që organet e hetuesisë të fillojnë hetimet ndaj kompanisë KEDS.

    Sipas tij, vetëm gjatë këtyre ditëve shumë qytetarë kanë pësuar dëme materiale nga reduktimet e energjisë elektrike.

    Në vijim gjeni postimin e tij të plotë:

    Situata e rëndë enegjetike akoma është duke vazhduar, fatkeqësisht deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse Prokuroria apo Policia ka ndërmarrë veprime për të vendosur para drejtësisë Mafian e energjerikës të cilët kanë kryer krime si: rendimi apo rrezikimi i jetës së qytetarëve të republikës së Kosovës, përvetsimi dhe pasurimi i kundërligjshem si dhe shperdorimi i infrastrukturës kritike.

    Të nderuar, përpos të mungesës së energjisë me orë të tëra, edhe në ato minuta që do të ketë furnizim me energji kapaciteti i sajë në shumë lokacine është si në fotografi.

    Kjo energji e dobët nuk shërben qytetarët e sajë, por dëmton ata si duke dëmtuar pasijet poashtu edhe duke shtuar në mënyrë fiktive konsumin e energjisë.

    Nëse marrim parasysh statististikat e institucioneve të drejtësisë, num shumë i madhë i qytetarëve të republikës sē Kosovës janë dënuar për shpërthim të asetve të energjisë elektrike, por nuk kemi raste kur KESCO SH.A-KEDS është vendosur para drejtësisë për këtë formë të vjedhjës ( 140 ëat kur duhet të jete 2020 ), poashtu nëse shohim dëmët e shkaktuara nga tensioni i ulët apo mos kotrolli i tensionit të energjisë tek qytetarët është vërtet krim serioz.

    Kosova ka shumë nevoj të dëshmoj se udhëheqet nga qeveria e sajë e jo persona apo grupe, të cilat janë mafia e energjisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark