×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Kriza me naftë – ndikon edhe në rritje të biletave për transportin ndër-urban         

    Insajderi
    11 March 2022 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar që edhe transporti rrugor i udhëtarëve të preket nga kjo dukuri, e cila ka ndikuar në ngritjen e biletave të autobusëve brenda territorit të Kosovës.

    Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve Ruzhdi Kurtishaj jep detaje për sa i përket gjendjes aktuale të çmimit të biletave që po veprojnë momentalisht në Kosovë.

    Kjo gjendje krize ka prekur edhe linjat rajonale, por nese gjendja vazhdon të mbetet e tillë do ketë ndryshime edhe në agjendat turistike.

    Sa i përket linjave ndërkombëtare, vazhdojnë të operojnë me çmime të cilat i kanë përcaktuar kompanitë, që nuk janë të ndikuara drejtëpërdrejtë nga çmimi i naftës.

    Ruzhdi Kurtishaj pati një kërkesë për institucionet për zgjidhjen më të shpejtë rreth këtyre problemeve.

    Kosova është duke u ballafaquar me një krizë ekonomike në të gjitha tregjet, si rezultat i luftës Ukrainë-Rusi. /Insajderi/

     Për më shumë informata shikojeni videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark