Kriza në Katar dhe hapi i ardhshëm i SHBA-ve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kriza në Katar dhe hapi i ardhshëm i SHBA-ve

    Insajderi
    10 July 2017 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari SHBA-ve, Rex Tillerson, mbërriti të hënën në Kuvajt për bisedime që synonin zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga ndërprerja e lidhjeve me Katarin nga Arabia Saudite dhe aleatët e aleatëve arabë.

    Muajin e kaluar Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti i ngritën sanksione Katarit, duke akuzuar Dohën për kontribut ndaj terrorizmit. Këtë gjë Katari e  mohon, njofton Reuters.

    Zëdhënësi i Sekretarit tw Shtetit, Hammond, tha se mbetet për t’u parë “nëse ekziston edhe një mundësi e disa rezultateve” drejt zgjidhjes së krizës.

    Më 5 qershor, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë papritmas lidhjet diplomatike me Katarin, duke pezulluar lidhjet e transportit me Dohën dhe duke urdhëruar të gjithë njerëzit e Katarit, të riatdhesohen brenda 14 ditëve.

    Katër vendet më vonë lëshuan një listë me 13 kërkesa për t’u përmbushur për të hequr sanksionet, duke përfshirë atë që Katari mbylli transmetuesin Al-Jazeera, mbyllte një bazë ushtarake turke dhe ulte marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

    Katari refuzoi të përmbushë kërkesat javën e kaluar për shkak se me përmbushjen e këtyre kushteve, ndjehet se sovraniteti i tyre është në rrezik.

    Shteti gjithashtu ka mohuar kategorikisht që ka lidhje me grupet ekstremiste.

    Katari mohon se mbështet organizatat militante dhe shumë ekspertë e shohin bllokadën si një përpjekje nga Arabia Saudite për të frenuar politikën e jashtme gjithnjë e më të pavarur të Katarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark